Deponia ilegale e lënë pas dore nga Komuna e Prizrenit - FOTO

Në rrugën Prizren – Zhur, në afërsi të lagjes ‘Zhuri i Ri’, një deponi ilegale ka ngulfatur fushat e kësaj pjese të Komunës së Prizrenit.

Sipas banorëve në këtë deponi grumbullohen mbeturinat nga fshatrat përreth e gjithashtu edhe nga qyteti i Prizrenit.

I ftuar në emisionin Jeta në Komunë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pati thënë se tashmë kanë larguar shumë deponi, por se ato po kthehen në gjendjen e mëparshme.

Ndërsa ka shtuar se janë të planifikuara zonat se ku do të largohen dhe se largimi bëhet sipas planit.

“Dy vitet e kaluara kemi pastruar më së shumti deponi ilegale, por problemi në Prizren është që kjo duhet të rregullohet dhe të kemi tri deponi në tre zona të komunës së Prizrenit dhe tashmë jemi duke punuar në aspektin legjislativ. Ne shkojmë me listë. gjatë vitit 2018-2019 janë pastruar 70 deponi”, ka deklaruar Haskuka.

KALLXO.com ka raportuar për gjendjen e kësaj deponie në muajin qershor 2020 dhe gjendja e saj vazhdon të mbetet e njëjtë edhe tash.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në zgjedhjet komunale ka pasur prioritet largimin e deponive ilegale deri në fillim të vitit 2020.

“Të gjitha deponitë ilegale do të rregullohen brenda afatit dy vjeçar dhe pas kësaj duhet te kujdesemi që të mos ketë më deponi ilegale”, ishte zotuar Haskuka.

Haskuka kishte dalë fitues në zgjedhjet lokale 2017 pas balotazhit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Deponi ilegale – Rruga Prizren – Zhur, në afërsi të lagjes ‘Zhuri i Ri’

Deponia që i ka “uzurpuar” fushat e Zhurit