1040 deponi ilegale të mbeturinave më pak sesa në vitin 2019

 

Sipas Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës brenda një viti, 2019-2020, në nivel të Kosovës janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme. Nga këto deponi, 43 për qind e tyre i takojnë kategorisë së deponive të mëdha.

Për krahasim nga viti 2019, kur ishin të regjistruara 2529 deponi ilegale.

“Numri më i madh i deponive ilegale është regjistruar në rajonin e Gjilanit përkatësisht 325 deponi ilegale, kurse më së paku deponi ilegale janë regjistruar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht 60 prej tyre”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.