Deponia që i ka "uzurpuar" fushat e Zhurit

Në rrugën Prizren- Zhur në afërsi të lagjes Zhuri i Ri një deponia ilegale ka ngulfatur fushat e kësaj pjese të Komunës së Prizrenit.

Sipas banorëve në këtë deponi grumbullohen mbeturinat nga fshatrat përreth e gjithashtu edhe nga qyteti i Prizrenit.

KALLXO.com ka kontaktuar me komunën e Prizrenit në lidhje me këtë deponi, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në zgjedhjet komunale ka pasur prioritet largimin e deponive ilegale deri në fillim të vitit 2020.

“Të gjitha deponitë ilegale do të rregullohen brenda afatit dy vjeçar dhe pas kësaj duhet te kujdesemi që të mos ketë më deponi ilegale”, ishte zotuar Haskuka.

Haskuka kishte dalë fitues në zgjedhjet lokale 2017 pas balotazhit me Partinë Demokratike të Kosovës.
Kallxo.com ka raportuar edhe për mbeturinat përreth Liqenit të Vërmicës i cili lidh dy shtetet shqiptare, Kosovë e Shqipëri.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.