Dënimet e gjykatave për aksidentet me fatalitet në qershor të vitit 2022

Brenda muajit qershor të këtij viti, gjykatat e Kosovës e kanë ndëshkuar 1 person për vepër penale të aksidenteve që ka përfunduar me fatalitet.

Të dhënat për dënimet janë grumbulluar në një hulumtim të realizuar nga KALLXO.com gjatë këtij muaji.

Në Ferizaj është shqiptuar një dënim me 8,500 euro gjobë.

Në gjykatën e Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Mitrovicës nuk ka pas raste të përfunduara gjatë këtij muaji.

Ndërsa për Gjykatën e Prishtinës nuk kemi të dhëna, pasi nuk kanë ofruar përgjigje.

Veprat penale të rrezikimit të trafikut publik që përfundojnë me fatalitet, dënohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës prej 1 deri në 8 vjet burgim.

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin’.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.