Dëmtohet ura në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com

Dëmtohet tërësisht ura mbi lumin Lushta në lagjen Tjegullore në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme është dëmtuar ura e cila është e vendosur mbi lumin Lushta në Mitrovicë.

KALLXO.com ka arritur që të siguroj pamje dhe fotografi të urës së dëmtuar si pasojë e reshjeve të shiut.

Reshjet e shiut ditëve te fundit, kanë bërë që lumi Lushta të rrit nivelin e ujit dhe të shkaktoj dëme siç është ura e cila lidhe lagjen Tjegullore me pjesën e qytetit/rrugën Mbretëresha Teute.

Në fotografitë që posedon KALLXO.com,  shihen pjesëtaret e Polices se Kosovës, dhe qytetar te tjerë në vendin ku ura është dëmtuar dhe është jashtë funksionit.

Gjithashtu gazetari i KALLXO.com i cili raporton nga vendi i ngjarjes tregoi se kjo pjesë ku u dëmtua ura është vërshuar pas reshjeve të shiut dhe është e pakalueshme.

Dëmtohet ura në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com
Dëmtohet ura në Mitrovicë, Foto: KALLXO.com