Foto: KEDS
Dëmtohet instalimi i rrymës në një objekt kolektiv banesor në Mitrovicë, dyshohet se një person ka vjedhur rrymë
19.1.2023 - 10:28
Një burrë në Mitrovicë dyshohet se ka bërë kyçje ilegale në njehsorë të rrymës dhe si pasojë është dëmtuar instalimi i rrymës në objektin kolektiv banesor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe zjarrfikësit dhe se me vendim të prokurorit ky rast shkon në procedurë të rregullt.
Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30.