Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Degradim i mjedisit në fshatra të Zveçanit, Policia dërgon tre kamionë për verifikim të dokumentacionit në terminalin doganor

Policia e Kosovës njofton se disa  kamionë me zhavor dje është raportuar se janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junake dhe Lovac.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues ,të dyshuarin serb kosovar, i cili ishte duke marë zhavor nga një kodër skaj rruge, po ashtu janë hasur edhe tre kamionë, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja të Serbisë, me drejtues të dyshuarit burra, serb kosovarë.

Sipas Policisë, të tre kamionët janë dërguar në terminal doganor për verifikimin e dokumentacionit, ndërsa bageri në pamundësi për dërgim në terminal ka mbetur afër pikës statike nën mbikëqyrjen të zyrtarëve policorë.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.