Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debati për kryetar të Malishevës

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Malishevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ata përballë Jeta Xharrës do të japin përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tyre për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Malishevës, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Bajrush Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Selajdin Bytyçi, kandidat i Pavarur.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Malishevës: Marigona Ramaj AAK, Sadije Krasniqi LVV, Trëndelinë Begaj LDK.

Debati transmetohet në orën 14:00 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.