Foto: Ilustrim

Dalin nga karantina, arrestohen në Prevallë

Katër persona janë arrestuar nga policia në Prizren në dy raste të ndara pasi që të njëjtit kanë dalë nga karantina.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Prevallë të Prizrenit,  dje rreth orës 12:00.

Të dyshuarit janë arrestuar pasi janë hasur jashtë regjionit i cili është vendosur në karantinë.

Në konsultim me prokurorin, lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Komuna e Prizrenit është futur në karantinë para dy ditëve, për shkak të shtimit të numrit të personve të prekur nga virusi Covid- 19.

Edhe Prizreni futet në karantinë