Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Daçiq: Serbia nuk hyn në BE nëse komprometohen interesat kombëtare të vendit

Serbia nuk do bashkohet me Bashkimin Evropian nëse komprometon interesat kombëtare të vendit, ka thënë kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq një intervistë në Izvestia.

Teksa po fliste për ambiciet politike të Beogradit, ai theksoi se populli serb është për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa ka konfirmuar edhe njëherë se Rusia mbështetë Serbinë në procesin e dialogut me Kosovën.

“Është një nga qëllimet tona bazuar në situatën tonë gjeostrategjike. Sidoqoftë ne nuk planifikojmë të hyjmë në BE nëse rezulton që kjo lëvizje të bie ndesh me interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Rusia është miku dhe partneri ynë, Moska mbështet serbët në çështjen e Kosovës, e cila ka të bëjë me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tonë. Serbia sigurisht nuk do vendos asnjë sanksion ndaj Rusisë”, theksoi tutje Daçiq.

Në këtë intervistë, Daçiq ka komentuar edhe takimin mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden.

“Ne do donim shumë që takimi të ndihmonte në rritjen e nivelit të besimit dhe bashkëpunimit global. Një rezultat pozitiv I takimit do ishte shumë I rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin “, ka thënë mes tjerash Daçiq.

Kryetari i Parlamentit tregoi për planet në prodhimin e katër milionë dozave të vaksinës kundër coronavirusit ‘Sputnik V’ në 12 muajt e ardhshëm dhe sqaroi pritjet nga takimi i ardhshëm mes Presidentëve Vladimir Putin të Rusisë dhe Joe Biden të SHBA-ve.

Sipas Daçiq, Serbia është nga vendet e pakta që ka në dispozicion disa vaksina.

“Populli serb mund të zgjedhë mes Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac”, theksoi ai. inforos.ru