COVID-19, rritet numri i bullgarëve që besojnë në teori konspirative

53 përqind e bullgarëve besojnë se COVID-19 është një sëmundje që është krijuar në një laborator dhe 43 përqind e përshkruajnë atë si një armë bio, ka zbuluar agjencia Trend në një punim kërkimor që u zhvillua midis 1 mijë e një pjesëmarrësve të moshave të ndryshme.

Ka një ngritje prej 9 përqind në këto bindje krahasuar me hulumtimet e mëparshme të kryera në pranverë, shkruan Balkan Insight.

Këtë nëntor, një studim nga e njëjta agjenci zbuloi se 45 përqind e bullgarëve do të zgjidhnin të mos vaksionoheshin kundër COVID-19 kur kjo të bëhet një mundësi.