Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan në Stamboll Foto: Facebook/HashimThaçi

Coronavirusi - Thaçi e falënderon Erdoganin për ndihmat mjekësore për Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se sot Kosova ka pranuar një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19.

Thaçi ka thënë se i janë mirënjohës presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

“Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë. I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

KALLXO.com ka raportuar sot se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka bërë të ditur se do të dërgojë pajisje mbrojtjeje nga COVID-19, në disa shtete, përfshirë Kosovën.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 184 të prekur me coronavirus, 5 të vdekur dhe 30 të shëruar.

 

Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 8 avril 2020