Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet maksimale për shitjen e derivateve sot në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.72 euro për litër, për benzinë është 1.38 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.76 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për datën 6 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.