Cilësia e ajrit sot në Prishtinë

Cilësia e ajrit mëngjesin e sotëm në kryeqytet është në gjendje mesatare.

Sipas matësve të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë,  indeksi i ndotjes sot në orën 08:00 ka qenë 91 AQI apo cilësia e ajrit është mesatare.

AQI  “mesatare” është prej 51deri 100, dhe kjo tregon se cilësia e ajrit është e pranueshme, sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish, për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.