Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilat janë synimet që duhet të përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm?

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” do të ndiqni konferencën “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet të përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”, e cila u organizua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021”, aktivitet brenda projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës” – “Ditët e Energjisë së Gjelbër”.

Në këtë konferencë që u moderua nga Jeta Xharra morën pjesë Viola Von Cramon – Taubadel, deputete e Parlamentit Evropian dhe anëtare e Grupit të të Gjelbërve në kuadër të Parlamentit Evropian, Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i “Grupit të Gjelbër” në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Flutra Zymi, aktiviste e shoqërisë civile (çështjet mjedisore), Linda Çavdërbasha, zëvëndësministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Visar Kelmendi, drejtor ekzekutiv i Green Energy Technologies.

Në këtë konferencë u shpalosën caqet e “European Green Deal” të cilat Kosova duhet t’i ndjekë drejtë efiçiencës së energjisë në Kosovë, ndikimin në ekonominë e Kosovës si dhe mirëqenies sociale të njerëzve.

Në konferencë u fol edhe për energjinë e ripërtërishme në Kosovë, politikat ekzistuese dhe shembujt e suksesshëm që Kosova duhet t’i aplikojë drejt përputhjes me “European Green Deal” dhe integrimit evropian.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian. Ky botim është pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021” që mbahet nga 28 qershori deri më 7 korrik 2021, brenda projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”.