Çfarë na tregojnë rezultatet e zgjedhjeve për Italinë?

Koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga partia e ekstremit të djathtë ‘Vëllezërit e Italisë’ (Brothers of Italy) duket se do t’i fitojë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të Italisë, me udhëheqësen Giorgia Meloni që pritet gjerësisht ta formojë qeverinë e re dhe të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.

Por si arriti në këtë rezultat në Itali, i dalë nga dy vjet kufizime të pandemisë COVID-19 dhe duke e luftuar me inflacionin në rritje dhe me një krizë të kostos së jetesës të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë? Dhe çfarë na tregon kjo për të ardhmen e Italisë?

Si u ngjitën në krye të politikës italiane ‘‘Vëllezërit e Italisë’ dhe Giorgia Meloni?

Sipas rezultateve gati finale, koalicioni i krahut të djathtë i udhëhequr nga ‘Vëllezërit e Italisë’ së Melonit në koalicion me ‘Liga’ e Matteo Salvinit dhe ‘Forza Italia’ e Silvio Berlusconit fitoi gati 44 për qind të votave.

Qendra e majtë ka mbetur prapa me 26.1 për qind të votave, e ndjekur nga ‘Lëvizja Pesë Yjet’ me 15.3 për qind.

Sipas Davide Vampa, Lektor i Lartë në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Aston në Birmingham, në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse koalicioni i krahut të djathtë ka fituar me një shumicë dërrmuese në krahasim me votat e mbledhura nga partitë e tjera, shifrat e marra janë modeste në përgjithësi.

“Blloku i djathtë mori pak a shumë të njëjtat vota si në zgjedhjet e vitit 2018”, tha Vampa. “Pra është e vërtetë që ata fituan dhe ishte një fitore dërrmuese, por kjo ishte kryesisht për shkak të ndarjeve të së majtës, qendrës së majtë dhe PD-së dhe ‘Lëvizjes Pesë Yjet’”, tha ai.

Megjithatë, ngritja e ‘Vëllezërit e Italisë’ përbën një përjashtim, shtoi ai.

“Është gjithashtu e vërtetë që ka pasur një rritje mbresëlënëse të ‘Vëllezërit e Italisë’, dhe kjo ndoshta për faktin se ‘Vëllezërit e Italisë’ ishte e vetmja pjesë në opozitë, ajo ka qenë në opozitë për pesë vitet e fundit ndërsa të gjitha partitë e tjera kanë qenë në qeveri të paktën një herë gjatë pesë viteve të fundit”, tha Vampa.

“Kështu që unë mendoj se ‘Vëllezërit e Italisë’ u shpërblye nga roli i saj në opozitë.”

Pse e majta e Italisë nuk arriti të paraqiste një front të bashkuar?

Sipas Vampa, gabimi më i madh i së majtës ishte dështimi për të dalë me një front të bashkuar në zgjedhjet e 25 shtatorit.

“Ky ishte, mendoj, një gabim i madh i bërë nga Enrico Letta, lideri i Partisë Demokratike (PD)”, tha Vampa. “Ai u përpoq t’i përmbahej agjendës së Draghit dhe, për këtë arsye, refuzoi ta formonte një koalicion me ‘Lëvizjen Pesë Yjet’, e cila e përcaktoi rënien e qeverisë së Draghit.”

Zgjedhjet e parakohshme u shkaktuan nga tërheqja e mbështetjes nga ‘Lëvizja Pesë Yjet’ për qeverinë e Draghit, gjë që bëri që kryeministri në largim të ofrojë dorëheqjen e tij (dy herë).

Koalicioni i krahut të djathtë, nga ana tjetër, i ka ribashkuar partitë që kishin qenë pjesë e koalicionit Draghi si dhe ‘Vëllezërit e Italisë’, të cilët nuk e kishin mbështetur asnjëherë lidershipin e teknokratit.

Ndërkohë, pas humbjes së zgjedhjeve, Letta ka njoftuar se do të largohet nga kreu i PD.

Rënia e ‘Ligës’ dhe tentativa për rikthimin e Berlusconit

“Liga është një nga humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve,” tha Vampa, duke theksuar rënien dramatike të popullaritetit të saj.

“Unë mendoj se Salvini e pagoi çmimin për zgjedhjet e ndryshme që bëri gjatë tri viteve të fundit. Së pari, kur u largua nga qeveria me Giuseppe Conte në 2019. Dhe ky ishte, në fund, një gabim i madh sepse nuk shkaktoi zgjedhjet e parakohshme që ai shpresonte se do të rezultojnë nga kriza.

Ndërkohë që Berlusconi mbetet ende shumë i pranishëm në politikën italiane, e njëjta gjë pritet edhe nga Salvini, i cili pavarësisht dështimit të partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme nuk ka ofruar dorëheqjen e tij si lider i partisë.

A përfaqëson fitorja e ‘Vëllezërve të Italisë’ një zhvendosje djathtas për vendin?

Patjetër, përgjiget Vampa sepse partia ‘Vëllezërit e Italisë’ i përket traditës fashiste në Itali ndonëse nuk do ta përcaktoja si një parti fashiste apo një parti neofashiste, por do të thoja se është ende e lidhur me traditën postfashiste.

Pse Italia pa pjesëmarrjen më të ulët të votuesve që nga viti 2018?

“Pjesëmarrja në votimet e së dielës ishte  shumë zhgënjyese pasi që pjesëmarrja ishte  prej vetëm 64 për qind të votuesve..

Sipas Vampa, deri në fund të viteve 1980 në Itali, 90 për qind e votuesve me të drejtë vote dilnin në votime. Gjatë 30 viteve të fundit, ne kemi parë një rënie të vazhdueshme në pjesëmarrjen e votuesve dhe këtë herë kemi një rënie të madhe në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sipas tij po ndodh për shkak të problemeve të shumta që dëmtojnë politikën italiane, duke përfshirë faktin se “për dhjetë vitet e fundit, ne nuk kemi pasur një qeveri që ishte shprehëse e rezultateve të zgjedhjeve”.

Edhe koha mund të ketë luajtur gjithashtu rol në pjesëmarrjen e ulët për shkak se zgjedhjet e këtij viti u zhvilluan në shtator, hera e parë në historinë e fundit italiane që ju keni zgjedhje në shtator. 

Meloni do të jetë gruaja e parë që do të bëhet kryeministre në Itali – çfarë do të thotë kjo?

Meloni pritet të bëhet gruaja e parë në historinë e Italisë që do ta mbajë postin e kryeministrit. Në disa aspekte, kjo është një arritje, diçka që ishte shumë e vonuar në historinë italiane dhe politikën italiane dhe se, në të njëjtën kohë, të qenit grua nuk do të thotë se politikat që [Meloni] do t’i promovonte do të jenë mbështetëse për gratë e tjera.

Megjithëse Meloni është zotuar të mos e sfidojë të drejtën e abortit në Itali, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë ajo një herë në udhëheqjen e vendit.

Çfarë do të thotë fitorja e krahut të djathtë për luftën në Ukrainë?

Me ‘Vëllezërit e Italis’ë, ka pasur një konsensus mjaft unanim për faktin se ata mbështesin Ukrainën, në krahasim me Ligën ose Berlusconin që po lëkunden në pozicionet e tyre. Andaj është e pritshme pozicioni aktual ndaj luftës në Ukrainë do të ruhet, dhe që do të ketë vazhdimësi.

Është e vështirë të kuptosh se si Salvini dhe Berlusconi, dikur tifozë të Vladimir Putinit, tani ndihen vërtet për luftën në Ukrainë.

Sipas Vampa, qëndrimi ndaj Ukrainës do të varet nga dinamika e brendshme e qeverisë së ardhshme.

“Mund të ndodhë që Salvini dhe Berlusconi të ushtrojnë presion mbi Melonin që të ketë një pozicion shumë, shumë më neutral në konfliktin që mund të jetë në shfaqjen e një aleance me Hungarinë. […] Andaj, shumë lehtë mund të jemi dëshmitarë të shfaqjes së transnacionalit aleanca që do ta ndryshonin dinamikën e luftës. Megjithatë, një gjë e tillë është ende e paqartë”, tha Vampa./Euronews