Çerkini thotë se Deklarata për të pagjeturit nuk është diçka e re, nuk beson se do të zbatohet

Sonte në Bruksel Kosova dhe Serbia kanë miratuar Deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtë Deklaratë, kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, nuk po e sheh diçka të re nga ato çfarë janë thënë më herët për çështjen e personave të pagjetur.

Çerkini tha se nuk beson as që ajo do të zbatohet apo realizohet.

“Kemi pritur shumë, çka do të thotë, mjerisht çka unë mujta me kuptu edhe çka mujta unë me lexu asnjë sen Bajrami nuk e ka që nuk e ka ditë edhe që nuk e ka lexu deri më sot. Me tregu pse nuk i kanë zbatu edhe me pasë vërejtje të mëdha nga ana e familjarëve pse i kanë shkru të njëjtat fjalë duke nisur nga fillimi e deri në fund kur thotë se ne do të përpiqemi për zbatimin e këtyre kur deri më sot nuk janë përpjekë sa duhet edhe nuk besojmë që kanë me realizu edhe këto çka i kanë përmend”- tha ai në KTV.

Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për personat e zhdukur, e cila u miratua sot në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj Deklarate, të publikuar nga Bashkimi Evropian, të dyja palët kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë.

Çfarë parasheh Deklarata për personat e zhdukur, e miratuar në Bruksel?