Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çagllavicë, një punëtor bie nga lartësia derisa ishte duke punuar

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim, në Çagllavicë.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në Çagllavicë.