Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bytyçi: PDK garon e vetme, në listë përfshihen partitë e vogla

Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë vetëm nën siglën dhe logon e saj PDK. Kjo nënkupton se ne nuk do të kemi marrëveshje me partitë tjera për ndonjë koalicion parazgjedhorë. Mirëpo, PDK do të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla që tradicionalisht kemi bashkëpunuar, e që do të garojnë në listën e PDK-së”, tha Bytyçi.

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar ushtruesin e detyrës të kryetarit të saj, Enver Hoxhajn, kandidat për kryeministër të vendit për zgjedhjet parakohshme të 14 shkurtit.

PDK nominon Enver Hoxhajn për kryeministër