Burri nga Prizreni dëmton kolektorin kryesor gjatë punimeve ilegale

Një burrë nga fshati Vlashnje i Prizrenit ka dëmtuar kolektorin kryesor, i cili shkon në drejtim të impiantit në atë fshat teksa po kryente punime ilegale.

Policia thotë se të dyshuarit i është ndërprerë puna nga inspektorët komunal pasi nuk kishte pasur leje për ato punime.

Policia tutje potencon se rasti është duke u hetuar.