Bulliqi vizitën e parë si kryetar e bën në QKMF-në e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizitën e parë si kryetar komune ka vendosur ta bëj në Qendrën Kryesore Familjare në Podujevë.

Nga atje, kryetari i ri i Podujevës premtoi se sektori i shëndetësisë do të ketë mbështetje të vazhdueshme. Ai tha se edhe vizitat nëpër institucione shëndetësore do të jenë më të shpeshta.

“Do të jem në vizita të shpeshta ne QKMF, për t’i parë nevojat dhe për t’i bërë intervenimet  e nevojshme që ndikojnë në plotësimin e nevojave për punë dhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve llapjanë”, citohet të ketë thënë Shpejtim Bulliqi.

Kryetari Bulliqi vizitoi edhe shërbimin emergjent dhe qendrën e triazhimit për Covid-19. Nga ekipi mjekësor në këtë repart, kryetari Bulliqi u njoftua me situatën epidemiologjike dhe procesin e testimit për Covid-19.

“Kryetari Bulliqi falënderoi ekipin mjekësor për angazhimin në këtë situatë të vështirë pandemike”, thuhet në fund të njoftimit.