Breshër i madh në Drenas - Video

Gjatë ditës së sotme qyteti i Drenasit është përfshirë nga reshjet e breshrit.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se ka rënë sasi e madhe e breshrit në atë zonë.

Poashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mund të kemi reshje shiu në pjesë të caktuara të vendit.

Më poshtë gjeni pamje të breshrit në Drenas.