Stuhia e acartë në SHBA: Dhjetëra të vdekur dhe qindra mijëra banorë pa energji elektrike

Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë  e një acari të madh arktik që vazhdon ta godasë SHBA-në dhe Kanadanë.

Zyrtarët e atjeshëm thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA, me zonën më të goditur nga qyteti Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut.

Katër viktima të tjerë u shënuan në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.

Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, duke u shtrirë nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande.

Parashikuesit thonë se stuhia do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshillohet të shmangen udhëtimet përveçse kur është tejet e nevojshme.

Stuhia ka bërë kërdi për ditë të tëra, por energjia është rivendosur në mënyrë stabile pas ndërprerjeve të mëparshme.

Më pak se 200,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike që nga e diela pasdite sipas kohës lokale, nga një shifër rekord prej 1.7 milionë, raporton Associated Press.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke ia pamundësuar mijëra njerëzve të bashkohen me familjet e tyre në Krishtlindje.

Më shumë se 55 milionë amerikanë kanë mbetur nën alarmin e të ftohtit të erës të dielën.

Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.

Dymbëdhjetë vdekje u konfirmuan në qarkun Erie, me disa viktima të gjetura të vdekura në vetura ose në pirgje me borë.

Vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, ëisconsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në Florida të Jugut kanë rënë aq shumë, saqë iguanat kanë ngrirë dhe kanë rënë nga pemët.

Shteti perëndimor amerikan i Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që janë shënuar deri në -45C.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po e mbajnë peshën kryesore të stuhisë.

Në Quebec pothuajse 120,000 klientë kanë mbetur pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët e tajeshëm thonë se mund të duhen ditë që disa familje të rilidhen me energji elektrike./BBC