Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian , Josep Borrell - Foto: Facebook

Borrelli njofton se do të ketë sanksione të reja ndaj Rusisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se BE-ja është duke punuar për pakon e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një postim në Twitter ai ka renditur sanksionet që janë duke u përgatitur ndaj Rusisë.

“Lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës godet sigurinë globale. Ne po punojmë për pakon e gjashtë të sanksioneve që synon të largojë nga SWIFT-i më shumë banka, të godasë akterët e dezinformatave e po ashtu edhe importin e naftës”, ka shkruar Borell në llogarinë e tij në Twitter.

Më tej Borell ka thënë se këto masa do t’i paraqiten Këshillit për aprovim.

Pushimi i paprovukuar i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt 2022.