Borrell: Kosova dhe Serbia janë dakorduar në zbatimin e aneksit të marrëveshjes

Përfaqësuesi i Lartë i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë dakorduar në zbatimin e aneksit të marrrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes vendeve.

Këtë e tha Borrell pas takimit trepalësh, i cili zgjati për më shumë se 6 orë.

“Kemi diskutuar për 12 orë dhe jam i gëzuar të ju njoftoj që më në fund ne kemi një marrëveshje që si do të bëhet. Mund të ju njoftoj se Kosova dhe Serbia janë dakorduar në zbatimin e aneksit të marrrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”-ka deklaruar Borrell.

“Si pjesë e këtij aneksi, palët janë përkushtuar për të nderuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar të gjitha obligimet. Ky rezultat vie pas negociatave të vështira, nuk mund ta fsheh”- shtoi ai.

Ai tha se qëllimi i takimit sot ka qenë që për Kosovën dhe Serbinë që të dakordohen se si do të implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimi e fundit më 27 shkurt në Bruksel.

“Qëllimi sot ka qenë për Kosovën dhe Serbinë që të dakordohen se si do të implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimi e fundit më 27 shkurt në Bruksel. Çështja sot ishte që të dakordohen se si të implementohet, kjo do të thotë hapa praktik për atë se cfarë duhet të bëhet, kur, nga kush dhe si”-ka theksuar ai.

Para Borell, para mediave foli presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk ka nënshkruar asgjë por janë dakorduar në diçka.

“Sot ka qene dite ne të cilin është dashur të bisedojmë për planin imanentes. Diçka jemi dakorduar. Këto pika për te cilat jemi dakorduar do të bëhen pjese e kornizës e bisedimeve. Këshilli i Evropës do të vlerësoj zbatimin e planit ky plan do të zgjerohet, edhe pse mua nuk do të më pengonte të mbetej kështu si është. Formimi i Asociacionit është arritja më e madhe që është bërë për dakordimin brenda këtij plani”- tha Vuçiq.

Ai tutje shtoi gjatë deklarimit se në takim është folur edhe për personat e zhdukur.

“Kemi theksuar se të dy palët kemi vija të kuqe, s’ka qenë ditë vendimtare por janë bërë disa hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Qytetarëve serb nesër do të ju drejtohem për çdo pikë. Të hënën do të bisedoj me të gjitha grupet parlamentare”- tha tutje Vuçiq.

“Ta shohim nëse do të ketë nevoje për ndonjë akt ligjor që do të rregullohet nga Kuvendi i Serbisë. Na presin angazhime të mëdha në muajt e ardhshëm, Asgjë s’kam nënshkruar që mos spekulohet rreth kësaj”- shtoi ai.

“Nëse mund të thuhet kur bisedohet për çështje të mëdha që të kesh grimcë kënaqësie unë kam, bisedimet kanë qenë të dinjitetshme, 30 ditë ka afat që të bëhet ekipi monitorues për themelimin e Asociacionit. Ka afate për çështje edhe të personave të zhdukur, brenda pesë muajve mbahet konferenca e donatorëve”- shtoi tutje Vuçiq.

Takimi trepalësh në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka filluar rreth orës 15:30 dhe ka zgjatur për më shumë se gjashtë orë.

Përpara se të ulen së bashku në tavolinë, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime bilaterale me Borrell dhe Lajçak, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i Ohrit vie pas takimit të 27 shkurtit në të cilin palët ishin dakorduar për planin e BE-së por nuk kishin nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Po atë natë u bë publike edhe përmbajtja 11 pikëshe e planit franko-gjerman i cili ishte përmendur në publik që nga shtatori i vitit të kaluar.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë në dialog, e mbështesin atë.