Foto: Arban Abrashi/ Facebook

Bora në Kosovë, Abrashi: Rrugët rajonale dhe nacionale janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka deklaruar se rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe po pastrohet bora që ka rënë sot në Kosovë.

Abrashi ka shkruar në Facebook se ka 24 mirëmbajtje në rrugët e vendit.

“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura”, ka shkruar Abrashi.

Në Kosovë bora sot ka mbuluar viset malore, ndërsa reshjet kanë nisur edhe në lokacione tjera të vendit.