Arkiv

Blerim Kuçi tregon se përse ia dhanë lejen kompanisë KELKOS

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, gjatë emisionit “Jeta në Komunë” ka treguar se përse Zyra e Rregullatorit të Energjisë mori vendim që kompanisë KelKos t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet.

Sipas Kuçit, në disa kritere ku nuk janë plotësuar nuk ishte dhënë leja.

“Lejet ujore në vitin 2012 ju kanë dhanë veç e veç sepse ai e ka të drejtë ligjore. Leja mjedisore veç e veç, nuk iu ka dhënë për një pjesë të saj që vërtetë nuk e ka plotësu kushtin. Nuk e di nëse u ndërru kushti për digë, e di qe s’ju ka lëshu për këtë punë, nuk e ka ndërtu digën dhe disa elemente dhe s’ju ka dhanë leja mjedisore. U kam thanë edhe zyrtarëve të mi, nëse i procedon kriteret ligjore ia dhamë nëse jo nuk ia dhamë kur nuk i ka plotësu kushte. Të drejtën për leje të veçanta i ka shfrytëzu prej 2012 ka apliku veç për këto procese”, u shpreh ai.

 

12 nëntor, kompanisë KELKOS iu dha leja që të prodhojë rrymë me hidrocentralet Belaja dhe Deçani.

Sot, sekretari aktual i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi, ka deklaruar në Komision Hetimor Parlamentar për lejet e hidrocentraleve se kompania KELKOS nuk është pajisur me leje mjedisore edhe për hidrocentralin “Lumëbardhi 2” për shkak se ka hequr dorë nga diga, e cila është paraparë me kontratë.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që ky hidrocentral nuk ka marrë leje mjedisore dhe aktualisht është ne proces.

Sekretari i Ministrisë: KelKos ka hequr dorë nga ndërtimi i digës në hidrocentralin “Lumëbardhi 2”