Pamje nga Qendra e vaksinimit në Gjilan. Foto: KALLXO.com

Bie sistemi i regjistrimit të vaksinimit në Gjilan

Për më shumë se dy orë pasditën e sotme nuk ka funksionuar sistemi elektronik për regjistrim vaksinimi në qendrën e vaksinimit antiCOVID-19 në Gjilan. 

Ismet Uruqi, koordinator i qendrës së vaksinimit në Gjilan ka konfirmuar për KALLXO.com se sistemi nuk ka funksionuar. 

“Po, para orës 5 (pas dite) ka rënë sistemi elektronik në qendrën e vaksinimit. Vaksinimi ka vazhduar, por nuk kemi mundur që pacientëve t’ua printojmë kartelat e vaksinimit, por ato do t’ua japin të hënën”, ka thënë Uruqi, për KALLXO.com. 

Ai ka thënë se, përveç rënies së sistemit elektronik, nuk ka pasur ndonjë problem që do të bënte që të ndërpritej procesi i vaksinimit në Gjilan.