Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Bie nga funksioni ueb-faqja e MASHTI-it

Ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka rënë nga sistemi.

Shpresa Kokollari-Berisha, U.D. Udhëheqëse e Divizonit për Komunikim me Publikun në MASHTI tha se problemin e kanë adresuar tek Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe janë duke punuar në rikthimin e faqes.

“Nga fundi i orarit te punës e pamë se ueb faqja ishte jashtë funksionit, problemin e adresuam në ASHI, janë duke punuar në rikthimin e faqes sa më shpejtë që të jetë e mundur”- tha shkurt Kokollari-Berisha.