Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri: AAK nuk e pranon faturën e qeverisjes 20-vjeçare në Kosovë

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, në “Kallxo Pernime” i ka reaguar Haki Abazit të LVV-së derisa ky i fundit fliste për qeverisjet në Kosovë.

“Faturën e një qeverisje 20-vjeçare, kur na kemi qenë veç 18 muaj në Qeveri, unë s’e pranoj atë faturë”, tha Tahiri.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Haradinaj janë bërë gabime, por ka pasur punë të mëdha të cilat do t’u shërbejnë disa gjeneratave.

“Në kohën e kryeministrit Haradinajt, na kemi bërë gabime e pranojmë, por punët që janë bërë nga ne, duke filluar prej ushtrisë, prej Trepçës, pavarësinë energjetike janë të mira që kanë me i gëzu edhe fëmijët tanë”, tha në mes tjerash Besnik Tahiri.

“E kuptoj strategjinë e LVV-së, me thanë që na jemi të bardhë, e krejt ju të zi”, shtoi ai.