Begaj në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Përkujtojmë edhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ka thënë se sot duhet të përkujtohet edhe sakrifica e kombit shqiptar, lufta heroike e UÇK-së, si dhe gjithë viktimat e luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj tha se ndërhyrja e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA-ja, i dha të drejtë kauzës së lartë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi.

“Teksa falënderojmë ndihmën e paçmuar të Aleancës më të fuqishme të botës dhe të partnerit tonë strategjik, SHBA-së, sot përkujtojmë edhe sakrificat e kombit shqiptar, luftën heroike të UÇK-së dhe viktimat e luftës në Kosovë. Ata ndërtuan piedestalin ku u ngrit kauza e drejtë e ndërhyrjes në Kosovë. Nder përjetë heronjve të kombit” – ka shkruar Begaj.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, përgjatë luftës në Kosovë.

Sulmet kanë zgjatur plot 78 ditë ditë dhe janë ndërprerë me 10 qershor 1999, kur edhe është miratuar Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy ditë më vonë ka filluar dislokimi i rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, 30 mijë prej të cilëve ishin nga shtetet anëtarë të NATO-s.

25 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s në Serbi