BE-ja komenton propozimin 5-pikësh të Kurtit për situatën në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar marrjen e hapave vendimtarë për shtendosjen e situatës në veri.

Në një konferencë për media, Stano tha se plani 5-pikësh i Kurtit “dështon” t’i adresojë çështjet që shkaktuan trazirat në veri.

“Pavarësisht thirrjeve tona të përsëritura Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri më tani ka dështuar të marrë hapa vendimtarë dhe veprime për shtensionim, propozimi i tij 5-pikësh dështon që në mënyrë adekuate t’i adresojë disa elemente kryesore që kanë provokuan këto kriza dhe presim t’i adresojë këto me masa vendimtare”- tha ai.

Stano sot po ashtu ka bërë të ditur se BE-ja ka vendosur “masa kufizuese” ndaj Kosovës por që nuk i ka quajtur sanksione. Stano tha që në mesin e këtyre masave ka politike dhe ekonomike.

Dje kryeministri Albin Kurti bëri të ditur një plan 5-pikësh për shtendosje të situatës në veri, ai këtë plan ia dërgoi shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Që nga mesdita e 26 majit serbët lokalë të komunave veriore të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit janë grumbulluar dhe kanë protestuar duke kundërshtuar vendosjen e katër kryetarëve të rinj në objektet komunale.

Situata e sigurisë arriti kulimin e tensionimit të hënën më 29 maj kur protestuesit u përplasen me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Rreth 30 paqeruajtës u lënduan, ndërsa tre u plagosën nga arma e zjarrit, konfirmoi zyra për medie e këtij misioni.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Pas tensioneve në veri, SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23.

Kurti propozon plan pesë-pikësh për shtensionim të situatës në veri