BBC: Brenda qytetit të Gazës, një lagje e shkatërruar dhe në radhë për bukë

Një përshkallëzim shumë i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë në pjesën veriore të qytetit të Gazës.

Qindra sulme ajrore shkatërruan një lagje, sipas një autoriteti lokal të Gaza. Më shumë se 50 njerëz u vranë gjatë natës, shumica prej tyre civilë.

Sipas BBC, gazetarët e saj ende nuk janë në gjendje të arrijnë në atë zonë, por kanë vëzhguar nga çatia, ku sulmet ajrore gjatë natës ishin të pandërprera.

Gazetarët e BBC-së thonë qindra njerëz që ecnin në jug të qytetit, për të cilët ata besojnë se është shumë më i sigurt, duke shkuar në spitale dhe shkolla.

OKB-ja po përpiqet të strehojë 200,000 njerëz të zhvendosur – kjo është rreth 10% e popullsisë në Rripin e Gazës.

Njerëzit në Gaza kanë mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ushqim. Ata po presin në radhë në furrat e bukës ku marrin sasi të vogla ushqimi. Bankat japin shuma të vogla parash, kurse pikat e karburanteve sasi të vogla karburanti.

Ministri i Shëndetësisë thotë se të gjitha qendrat mjekësore dhe spitalet do të mbeten pa ilaçe brenda 24 orëve./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala