Bashkëpunimi albanologjik Kosovë-Shqipëri

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për bashkëpunimin në fushën e albanologjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çka do të arrihet me marrëveshjet e reja mes UP-së dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike?

Si e shpjegon konzervatizmin e ngërçin gjuhësor të Shqipërisë sociolinguistja Ledi Shamku-Shkreli?

Përkundër këtij ngërçi, cila është “dera e prapme” e cila mund të përdoret për të integruar gegët e toskët gjuhësisht dhe akademikisht?

Pse refuzohen të futen fjalët e reja në fjalorin e gjuhës shqipe të Akademisë së Tiranës?

Të ftuar janë:

Ledi Shamku – Shkreli, gjuhëtare nga Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA),

Luan Perzhita, rektor i Akademisë Albanologjike (autor i librit “Dardanët”),

Lindita Rugova, dekane e Fakultetit Filologjik të UP-së,

Rrahman Paçarizi, profesor në UP.