Paçarizi: Nëse Kosova e Shqipëria bashkëpunojnë mund t’ia rrisin mundësitë njëra-tjetrës

Në emisionin “Kallxo Përnime” u diskutua rreth bashkëpunimit albanologjik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Profesori dhe gjuhëtari Rrahman Paçarizi ka thënë se nëse Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë ia rrisin mundësitë njëra-tjetrës.

“Nëse diçka nuk dhezë këtu për shkak të Agjencisë së Akreditimit, dhez atje. Për shembull, po dojmë me nisë në tetor por s’po mundemi këtu për shkak të akreditimit, e nisim në Tiranë” – tha Paçarizi.

Profesori Paçarizi ka ndarë edhe një përvojë të tij konkrete në kohën sa ishte drejtor seminari.

“Na duhej me bo revistën me ‘IS SN’. Këtë Kosova nuk mundet me marrë sepse nuk është pjesë e UNESCO-s, edhe e kemi marrë përmes Tiranës” – ka thënë Paçarizi.

Ai ka shtuar se Kosova e Shqipëria me këtë mund të këmbejnë edhe stafin akademik.

“Për shembull në Prishtinë i kemi kaq profesorë të cilët janë të kualifikuar me mentoru doktorata, nuk i kemi këtu, marrim dy të Tiranës e bëjmë numrin se këto janë kurrikula të përbashkëta” – tha Paçarizi.