Pse u takuan kryeministri Kurti dhe gjuhëtarja Shamku-Shkreli?

Ledi Shamku – Shkreli, gjuhëtare nga Akademia e Studimeve Albanologjike, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur rreth këtij takimi, duke  thënë që Kurti kishte ofruar përkrahje për këtë bashkëpunim mes Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe UP-së.

“Jemi taku me Albinin dhe kena folë për albanologjinë e përbashkët. I kam thënë ëndrra jonë është që mos me nejtë ndaras, por me i ba punët bashkë, pra me pasë një albanologji bashkë. Thash sigurisht që ka me has në burokraci, se për shembull me akreditu një master te ne mundesh me e nisë e akrediton rrugës ndërsa këtu jo, duhet me qenë i akredituar, por s’jemi duke folur për një master çfarëdo, jemi tu folë për albanologji” – thotë Shamku – Shkreli.

Ajo ka shtuar se për këtë duhet të ketë një status të veçantë.

“Duhet me kriju një rregullore të veçantë që me çliru nga burokracia. Unë kam marrë premtimin dhe përkrahjen e plotë të tij. M’ka thanë: Lypni çka doni sepse për albanologjinë më keni krah” –  tha më tej ajo.