Basha i premton Hotit heqjen e taksës në Rrugën së Kombit në ditët e para të qeverisjes demokrate

Lideri opozitar në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka premtuar se do ta largoj taksën e rrugës së kombit që është vendosur nga qeveria Rama

“Kemi nda të gjitha çështjet që do t’i adresojmë si dy shtete, përfshi edhe taksën e rrugës. Unë e kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti në konferencën e përbashkët me Bashën.

Ndërsa lideri i PD-së, u shprehë se vendimi për heqjen e taksës së kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.

“Premtimi im qëndron. Heqja e taksës së kombit, do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme”, u shprehë Basha.

Përveç taksës së rrugës së kombit, Hoti e Basha kanë diskutuar edhe luftën e dyja vendeve përballë pandemisë COVID-19.

Kryeministri Hoti është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri. Sot gjatë ditës Hoti ka zhvilluar takim me liderët institucional të Shqipërisë.