Bartte ujë të pijes pa dokumente përcjellëse, ndalet nga policia

Policia e Kosovës njofton se është ndaluar një automjet i cili bartte ujë të pijes pa dokumente përcjellëse.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë, dje rreth orës 10:00.

Nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa lokale që drejtohej nga një burrë.

Tutje policia sqaron se  gjatë kontrollit të automjetit  është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar ujë të pijes pa dokumente përcjellëse ( fletë ngarkesa mbi mallin).

Sipas policisë me vendim të prokurorit malli i është liruar të dyshuarit ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.