Filarmonia e Kosoves - KALLXO

Baki Jashari zgjidhet edhe një mandat në krye të Filarmonisë së Kosovës

Baki Jashari është zgjedhur drejtor i Filarmonisë së Kosovës. Ky është mandati i 4-të i Jasharit në krye të këtij institucioni.

Jashari ka dalë kandidati më i suksesshëm duke grumbulluar 96.05 pikë.

Konkursi për pozitën e drejtorit të Filarmonisë së Kosovës është hapur në dhjetor të vitit të kaluar.

Drejtori i Filarmonisë zgjidhet për një mandat trevjeçar me mundësi vazhdimi.