Foto: KALLXO.com

Avokati: Adil Behramaj është prezent në banesën ku po kryhet bastisja

Policia e Kosovës dhe e EULEX-it është duke asistuar në një aksion të Gjykatës Speciale për bastisjen e një banesë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Kjo bastisje po bëhet në banesën e Adil Behramaj, ish-këshilltar politik i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com avokati i Behramajt, Artan Çerkini, i cili ka thënë se Behramaj është aktualisht prezent në banesë.

“Nuk kam ndonjë informacion se sa mund të zgjasë bastisja. Mund të konfirmoj: po, z. Behramaj është këtu prezent” – tha Çerkini për KALLXO.com.

Ai shtoi se nuk mund të ndajë detaje deri në përfundim të bastisjes.

“E gjithë kjo do të bëhet e ditur në fund të procesit. Nuk varet nga ne se sa do të zgjasë por nga ata që po e zhvillojnë këtë proces”- tha ai.

 

FOTO + VIDEO – Bastisje nga Gjykata Speciale në një lagje të Prishtinës