(Vatican Media)

Autoambulanca e bekuar dhe e dhuruar nga Papa Françesku rrugës për në Lviv të Ukrainës

Një autoambulancë e dhuruar dhe bekuar nga Papa Françesku është nisur rrugës për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ka njoftuar zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

Kardinali Konrad Krajewski, të shtunën u nis për në Lviv dhe do të udhëtojë rreth 18 orë me makinë për t’ua dhënë automjetin autoriteteve në Lviv në një përpjekje për t’i ofruar ndihmë qytetit.

Të enjten, Papa ​​dha kritika të forta kundër vendeve për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, duke e quajtur atë “çmenduri”.

Duke folur në një audiencë në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku fajësoi luftën “e turpshme” në Ukrainë mbi “logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë”.

Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelsenky i bëri thirrje Papës për të vizituar vendin, duke falënderuar Papën për “pozitën e tij të qartë dhe të fortë kundër luftës” gjatë një fjalimi të martën që u postua në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook./CNN