Autoambulancat/ Foto: VOA

Kompania shqiptare has vështirësi në përgatitjen e auto-ambulancave për Ukrainën

Një kompani e vogël në Shqipëri po punon për të plotësuar kërkesën e lartë për ambulanca për Ukrainën.

Kompania “Timak” ka marrë tashmë porosinë e parë, nga disa të tilla, për ambulancat që agjencitë qeveritare synojnë t’i dërgojnë në Ukrainë, por po has vështirësi për përgatitjen e tyre.

Arjeta Puca nga kompania “Timak” ka thënë se kërkesa deri tani ka qenë për 500 autoambulanca.

“Kërkesa ka qenë deri tek 500 autoambulanca të blinduara por, normalisht që problemi i sasive që nuk gjendet tani është një problem. Pas kësaj ka një kërkesë për 22 dhe 50 tjera”, thotë Puca.

Tutje, ajo tha se kanë pranuar një buxhet të caktuar por që donin të bënin kontributin e tyre për Ukrainën dhe për atë arsye pranuan.

“Neve na dhanë një buxhet shumë të caktuar, normalisht nuk është një buxhet për të u pranuar për të prodhuar ato autoambulanca sidomos në kohë shumë të shkurtër po donim të bënim kontributin tonë për Ukrainën dhe e pranuam”, u shpreh Puca.

Punonjësit marrin furgonë të rinj të markës “Ford” dhe u instalojnë fenerët blu, sirena, bombola oksigjeni dhe mjete të tjera.

11 autoambulancat e para u porositën nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara (OKB). Kur të përfundohen ato do të dërgohen në Poloni për të vazhduar më pas në Ukrainë./ VOA