Ministria e Shëndetësisë blen pesë autoambulanca

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka blerë pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të kujdesit parësor shëndetësor nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS.

Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani janë përfitueset e pesë autoambulancave.

“Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347,490 Euro dhe ato do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.