Austri: Mbi 5,800 krime të urrejtjes të regjistruara në vitin 2022

Sipas një raporti zyrtar të publikuar gjatë fundjavës, Austria regjistroi gjithsej 5,865 krime të urrejtjes vetëm vitin e kaluar me një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2021.

Raporti i publikuar nga Ministria e Brendshme zbuloi se shumica e autorëve të krimeve ishin shtetas austriakë.

Ky raport zbuloi se krimet e urrejtjes korrespondonin me 68.2% të të gjitha krimeve të kryera në vend vitin e kaluar, me gati gjysmën e tyre që përfshinin “propagandën naziste”.

Raporti tregon gjithashtu se shumica e autorëve ishin të mitur.

Në një deklaratë mbi gjetjet, Ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se “përmes punës parandaluese me të rinjtë, tendencat ekstremiste mund të njihen herët dhe mund të merren kundërmasa”.

“Qendrat radikale dhe ekstreme të shoqërisë sonë po përpiqen ta nënvlerësojnë dhe në këtë mënyrë ta rrezikojnë bashkëjetesën tonë demokratike,” shtoi ai.

Ministrja e Drejtësisë Alma Zadic vuri në dukje se krimi i urrejtjes është një nga kërcënimet më të mëdha për unitetin e shoqërive demokratike, duke shtuar se “fushatat e fundit të urrejtjes dhe thirrjet për dhunë na kanë treguar se sa real është ky kërcënim.”/Daily Sabah

Përgatiti: Nuhi Shala