Lorik Maxhuni, PDK. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i PDK-së: Kryetar kur doni m'i ndal mashtrimet?

Sonte i ftuar në emisionin “ Jeta në Komunë” është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Së bashku më të në studio janë edhe asamblistë nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lorik Maxhuni, asamblist nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka pyetur të parin e Vushtrrisë se “kur don me u tregu i vërtetë dhe me i ndal mashtrimet”.

Maxhuni ka thënë se disa nga projektet që janë përfunduar në mandatin e Tahirit, e që ai krenohet me to, kanë qenë të nisura nga ish-pushteti, që në atë kohë e kishte PDK-ja.

“ Po jua përmendi sheshin “Hasan Prishtina” për të cilin i keni shpenzuar vetëm 50 euro, për besë që me ia largu shtatores të gjitha kanë qenë të kryera edhe rrugën e Nadakocit që ju e përmendët, e kam edhe kontratën me vete që është nisur në mandatin tonë. E edhe për mbledhjen e mbeturinave nuk është e vërtëtë që në kohën e qeverisjes së PDK-së ka qenë mbulueshëmria e vogël, në fakt ajo ka qenë 57%. Unë kam edhe një pyetje: kur don me u tregu i vërtetë me qytetarët dhe me i ndal mashtrimet” , ka thënë ai.