Foto: KALLXO.com

As 30 deputetë në sallë, vonesa në fillimin e seancës

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që as kësaj radhe të nis në kohën seancën e thirrur për në orën 09:30.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se të pranishëm nuk janë as 30 deputetë.

“Lus regjinë që të japin sinjal me zile për fillimin e seancës, vazhdimeve të seancës, edhe deputetët që janë në zyrë ju lus të vini në sallë sepse nuk jemi as 30 të pranishëm dhe na nevojitet kuoruimi për filluar me vazhdimin sepse ka kryesisht votime”, tha ajo.

Kuvendi sot do të mbajë dy seanca.