Qendra e votimit "Dardania" në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Arrijnë fletvotimet nën përcjelljen e Policisë në Dardani (VIDEO)

Më herët është raportuar për mungesë të fletvotimeve në disa qendra të votimit në Prishtinë.

Para pak minutave kanë arritur fletvotimet në qendrën e votimit në “Dardania” të Prishtinës.

Këto fletvotime kanë arritur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës pak minuta para mbylljes së qendrave të votimit.

Radhë të gjata të pritjes për të votuar janë raportuar nëpër qendrat e votimit në Prishtinë, përkatësisht në Fakultetin Teknik dhe në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

Deri në orën 15:00, në Prishtinë kanë votuar 37,73% e votuesve.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare vijnë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.