Shkallet te Posta

Nis rregullimi i shkallëve tek Posta në lagjen ‘Dardania’ (FOTO)

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet në rregullimin e shkallëve tek Posta e Madhe në lagjen ‘Dardania’.

Nga orët e mëngjesit, zona përreth shkallëve është rrethuar si dhe është bërë largimi i kockave të vjetra.

Shkallët tek Posta e Madhe në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë ka disa vite që janë në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.

Qytetarët ka vite që ankohen për vështirësi të qarkullimit në këtë zonë.

Lidhur më këto punime ka reaguar edhe nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.

“Shkallët tek PTK po renovohen! Me materiale kualitative. Gezuar”- është shprehur Zogaj në rrjetin Twitter.

Që nga periudha e pasluftës në këto shkallë nuk është bërë asnjë investim që do përmirësonte gjendjen e tyre.

KALLXO.com ka raportuar disa herë për gjendjen e rëndë të këtyre shkallëve.

 

Gjendja e rëndë e shkallëve tek Posta e Madhe në Prishtinë (FOTO)