Qendra e votimit "Dardania" në Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Grumbull i madh i votuesve në Prishtinë, pak para mbylljes së qendrave të votimit (VIDEO)

Kanë mbetur edhe më pak se 20 minuta deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Por edhe përkundër kësaj brenda objektit të Fakultetin Teknik në Prishtinë shihen radhë të gjata të qytetarëve duke pritur për të votuar.

E njëjta është duke ndodhur edhe në qendrën e votimit “Dardania” në Prishtinë.

Edhe para qendrës së votimit në Fakultetin Filologjik disa vetura të parkuara me qytetarët të cilët po hyjnë brenda këtij Fakulteti për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Deri në orën 15:00, në Prishtinë kanë votuar 37,73% e votuesve.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare vijnë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.