Mbyllet ambulanca radiologjike në Prishtinë, punëtorët shëndetësorë u liruan nga puna që të kujdesen për fëmijët

Bujar Gashi, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë tha në Kallxo Përnime se komuna e Prishtinës ka mbyllur ambulancën radiologjike në lagjen ‘Ulpiana’.

Sipas Gashit, kjo ka ndodhur për shkak se janë mbyllur çerdhet dhe mjekët është dashur të lirohen nga puna në këtë ambulancë.

Gjithashtu ai tregoi se kanë liruar 20 punëtorë shëndetësorë në shtëpi pas vendimit të Qeverisë që njëri prind të kujdeset për fëmijët për shkak të mbylljes së çerdheve.

“Vetëm sot 20 punëtorë i kemi liruar nga puna që i kanë fëmijët në çerdhe. Për shkak të mungesës së punëtorëve është dashur ta mbyllim radiologjinë që QMF 5 në lagjen ‘Dardania’ sepse kanë shkuar në shtëpi të kujdesen për fëmijë. Përpos kësaj kemi 15 shtatzëna në pushim, pra jemi 50 punëtorë minus”, shtoi tutje Gashi.

Drejtori i QKMF tha se për këtë janë detyruar të mbyllim qendra të vogla të shëndetësisë dhe të bartin stafin në qendra të mëdha.

Prishtina mbetet pa mjekë për shkak të mbylljes së çerdheve